Tre hapa të thjeshtë se si të mos bini ‘pre’ e blerjes së celularëve të falsifikuar në Shqipëri

0
5988

Informaliteti në Shqipëri vazhdon ende të jetë i lartë, duke prekur deri në 30-35% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Një nga plagët më të thella të tij është shitja e aparatëve celularë, apo tabletëve nga rishitës të paautorizuar.

Në tregun vendas, për fat të keq mund të gjenden me dhjetëra shembuj produktesh të falsifikuara apo të përpunuara, të cilat shiten më pas në mënyrë të rreme si të reja.

Një element që mund t’i bëjë këto produkte të dallohen nga konsumatori se ka diçka që nuk shkon, është se ato shiten tepër lirë, madje në disa raste deri në 30% më lirë se çmimi më i lirë në dyqanet e autorizuara, pa përmendur faktin se në shumicën e rasteve bëhet fjalë për produkte të hyra kontrabandë. Në fakt, fenomeni i kalimit të paligjshëm të mallrave me çanta vazhdon të mbetet shqetësues në Shqipëri dhe të godasë konkurrencën e ndershme dhe tregtinë e lirë.

Për të shmangur rrezikun e të blerit produkte të falsifikuara, të kontrabanduara, apo të përdorura më parë dhe që shiten si të reja pas modifikimeve, nga shitës që punojnë në të zezë dhe që nuk janë të regjistruar, blerësi ka disa hapa që mund të ndjeke për të shmangur që të bjerë në rrjetën e këtyre kontrabandistëve, që nuk paguajnë asnjë taksë në arkën e shtetit:

1 – Të kërkojë kupon ose faturë tatimore

2 – Të kërkojë fletën e garancisë së produktit

3 – Të verifikojë çmimet edhe në pikat e tjera. Kur çmimi është shumë më i lirë se konkurrenca, kjo mund të jetë shenjë se produkti është i falsifikuar, apo i përdorur më parë.

Këto janë tre hapa shumë të thjeshtë, por që mund t’iu shpëtojnë që të bëheni viktimë e blerjesë së produkteve jo origjinale, por të falsifikuara.

Një tretër rrezik i produkteve të falsifikuara apo kontravanduara është se në rast se shteti vendos t’i godase me vendosmëri këto fenomene, në disa vende janë marrë masa deri në bllokimin e IMEI-t të këtyre aparatëve, që do të thotë pamundësi për ta përdorur aparatin celular të kontrabanduar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here