Duket se per Bashkine Shkoder nuk ekziston ne inventarin e rrugeve te qytetit rruga pas  kodrave te Tepes, qe lidhe Ajasmen me lagjen “Mark Lula”! Ndonese ky segment jo me i gjate se 900 meter, nese do te ishte funksional per qarkullimin e automjeteve krijon nje lehtësim te trafikut ne qytet, eshe lene totalisht eshte jashte investimeve me minimale. Automjetet nga lagjia “Mark Lula” normalisht qe do te lëviznin nga kjo zone ne drejtim te Ures se Bahçallekut dhe anasjelltas, pa pasur nevoje qe te detyrohet te kalojne nga hyrje-dalja kryesore e qytetit ne Xhabije. Gjithashtu edhe per vete qytetaret e dy lagjeve kjo rruge eshte e nevojshme te jete e rregulluar per qarkullim e vazhdueshem, dhe jo siç eshte sot, sa qe e kane te veshtire te levizin edhe automjetet me zinxhire per shkak te gropave ne gjithe gjatesine e saj. Banoret çuditen se si Bashkise Shkoder ka 3 dekada qe nuk i terheqe vëmendjen gjendja tejet e degraduar e ketij segmenti rrugor.

Shqetesimi per rregullimin e kesaj rruge eshte trajtuar disa here ne mediat lokale te Shkodres ne përgjigje te kerkeses se qytetareve si te Ajasmes ashtu dhe te lagjes “Mark Lula”, por qe sherben me shume se per keto dy lagje ! Megjithate as nga Bashkia Shkoder dhe as nga nje institucion tjeter qe merret  me problemet e infrastruktures, nuk i eshte dhene rendesia e duhur ketij shqetësimi. Perkundrazi, jo vetem rruga, por e gjitha kjo zone eshte lene si shkretetire dhe terren per ngjarje kriminale, pasi eshte jashte çdo kontrolli!

LEAVE A REPLY