Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video për të treguar se janë mit hipotezat se vaksinimi ndikon apo dëmton gratë shtatzëna.

Përkundrazi, mjekja obstetër-gjinekologe, Rubena Moisiu rekomandon gratë shtatzëna dhe ato që planifikojnë shtatzëni të bëjnë vaksinën në kohën e duhur që të jenë më të mbrojtura.

Sipas saj, nuk ka asnjë fakt shkencor që të provojë se vaksina dëmton apo pengon shtatzëninë.

Nuk ka asnjë të dhënë shkencore deri më sot e cila të vërtetojë ose mbështesë faktin që vaksina pengon mundësinë e një shtatzënie. Përkundrazi, rekomandojmë gratë shtatzëna të bëjnë vaksinën në kohën e duhur që të jenë të mbrojtura,’’- tha mjekja.

LEAVE A REPLY