Covid 19/ Institucionet burim infeksionesh! Spitali dhe Addisa, cdo dite rradhe pritjesh..

0
586

 

 

Institucionet që japin shërbim për qytetarët, janë kthyer në burim të përhapjes së Covid-19!Pranë spitalit rajonal Shkodër, çdo ditë dhjetëra qytetarë presin për të marrë shërbim mjekësor! Sikurse shikohet edhe nga pamjet e siguruara nga tv1 channel  qytetarët debatojnë me rojën e spitalit pasi kanë vizita me orare dhe ky orar nuk respektohet.

Qytetaret te friksuar jo vetem per shendetin e tyre por edhe mundesine e infektimit kerkojne menaxhim me te mire nga ana e spitalit pasi sorollatja e pacienteve eshte e pa justifikueshme

Duke u munduar te mbuloje pamjet jashte dyerve te spitalit rojet vendosin qe te hapin dyert duke e kthyer zyren e pritjes tek recepsioni ne rrezik per punonjesit e administrates dhe vete pacientet. Asnje respekim masash anti covid

E njejta situate eshte cdo dite prane dyerve te adissa-s. Ky institucion as ne pikun e pandemise nuk ka dhene zgjidhje per qytetaret duke i lene te grumbulluar perpara dyerve

Teksa theksi bie mbi qytetaret dhe neglizhencen e tyre per te respektuar masat dhe per tu vaksinuar, mbase institucionet duhet te kthejne vemendjen tek sherbimet e munguara qe ata zgjedhin te ofrojne, duke i vene qytetaret ne rradhe dhe grumbuj pritjeje…

https://fb.watch/7UxPZTXfqG/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here