Turizmi malor/ Rreth 50 mijë vizitorë në pikat e M.Madhe, më e preferuara krahina e Kelmendit

0
648

 

Sezoni veror turistik ne krahinen e Kelmendit ka njhur nje fluks vizitoresh përtej pritshmerise.  Sipas nje sondazhi te kryer  Zyra e Turizmit prane Bashkise Malesi te Madhe, vleresohet se nga 1 qershori dhe deri me 31 gusht, krahina e Kelmendit eshte vizituar nga rreth 50 mije vizitore, te ardhur nga qytete te ndryshme te Shqiperise dhe turiste te huaj ! Nje fluks i tille nuk ka qene i parashikuar nga operatoret e turistik, per shkak te kushteve te diktuara nga pandemia ! Faktikisht Razma, Boga, Tamara, Selca, Lepusha dhe Vermoshi, si pikat kryesore turistike malore te kesaj zone me bujtinat e tyre arriten qe ti pergjigjen ketij fluksi. Perveç Razmes, rreth 50 bujtinat ne Kelmend e kryesisht ne Lepushe e Vermosh, kane qene çdo dite te pronotuara , duke i kaluar keshtu numrin e turisteve te vitit 2019 ! Ne kete rritje besohet se ka ndikuar edhe hapja e vendkalimit kufitar te  Grabomit ne fillim te gushtit te ketij viti, ku ne drejtim te Kelmendit kane kaluar mesatarisht 2000 shtetas ne dite. Gjithashtu ne kete rritje ka ndikuar edhe vendekalimi kufitar i Gerçarit, nga ku Kelmendi komunikon me krahinen e Plaves e – Gucise, dhe  nga dy anet e kufirit ka nje levizje te konsiderueshme per vizita turistike. Ndonse me fluks me te ulet, edhe gjate ketyre diteve ne Lepushe e Kelmend ka nje numer te konsiderueshem turistesh.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here