Ushqimet që kanë vitaminat më të mira për energji

0
885

 

Ritmet e jetës së përditshme janë aq të shpejta dhe kërkuese sa mund të punojmë edhe kur jemi në shtëpi ose me pushime. Prandaj, është e rëndësishme të keni sa më shumë energji. Shikoni më poshtë cilat vitamina duhet të merrni dhe në cilat ushqime janë.

Koenzima Q10

Koenzima Q10 (Co Q10) është një antioksidant i përfshirë në prodhimin e energjisë. Dihet që ndihmon në përmirësimin e sëmundjeve të zemrës, migrenën dhe performancën fizike. Këtë koenzimë mund ta gjeni në ushqime të tilla si mishi, peshku dhe drithërat.

Vitamina B6

Kjo vitaminë është e rëndësishme për zhvillimin normal të trurit dhe për të siguruar që sistemi nervor dhe imunitar funksionojnë siç duhet. Vitamina B6 gjendet në peshk, shpendë, patate, qiqra dhe banane. Mund të merret edhe si shtesë, raporton albeu.com.

Riboflavin (vitamina B2)

Të gjitha vitaminat B janë pak a shumë thelbësore për energji. Studimet tregojnë se kjo formë e veçantë e vitaminës B ndihmon me lodhjen. Mund ta gjeni në ushqime të tilla si bajame, oriz të egër dhe kërpudha.

Vitaminë C

Vitamina C njihet si një antioksidant, por gjithashtu raportohet se zvogëlon lodhjen. Por nëse jeni duke marrë një shtesë ju duhet të jeni të kujdesshëm sepse mbidoza mund të shkaktojë diarre, nauze, të vjella, urth dhe dhimbje barku, raporton albeu.com.

Vitamina B12

Vitamina B12 luan një rol të rëndësishëm në nivelet e energjisë, veçanërisht nëse keni mungesë të vitaminës B12. Kjo vitaminë e veçantë është e dobishme për energjinë dhe performancën atletike kur keni nivele të ulëta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here