Dënohet me 9 vite burg shqiptari, goditi me thikë tifozin anglez

0
1019

Një i ri shqiptar është burgosur për nëntë vite pasi goditi me thikë një tifoz britanik të futbollit, pasi iu ankua se po i bllokonte shikimin e një prej ndeshjeve të Anglisë në Europian.

Mediat italiane  e identifikojnë shqiptarin si Pëllumb Hysa, 30 vjeç ndërsa viktima e dhunës së tij ishte një 59-vjeçar.

Ngjarja ishte regjistruar në një hotel më 3 korrik 2021.

Hysa banues në Bootle, u deklarua fajtor për plagosje me pasoja të rënda trupore dhe posedim të një arme të ftohtë dhe u burgos për 9 vjet në Gjykatën e Chester.

Në foton e shpërndarë nga Policia, Hysa shihet me sy të nxirë pasi u godit nga shoku i viktimës gjatë arrestimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here