Kalon permes gjelbërimit dhe nje bukurie natyrore te veçante, por kjo panorame vritet nga plehrat ne dy anet e saj ! Rruga kryesore e  Bushatit prej 4 kilometer, qe lidhet me Torovicen e Lezhes, ndotet gjithnjë nga mbeturinat qe hidhen ne kontinere e per rreth tyre, dhe qendrojne disa dite pa u transportuar !

Pamjet ne disa pika te kesaj rruge, tregojne mjaft qarte per ndotjen e saj ! Ajo sherben per shume fshatra te zones se Nenshkodres, pa harruar edhe lëvizjet e shumta te turisteve te huaj !  Kuptohet, imazhi aspak i mire qe te krijojne  pamje te tilla ne dy anet e rruges kryesore, por ne te njejten kohe edhe rreziku qe kercenon banoret e fshatrave prane rruges me vatra te tilla mbeturinash qe përhapin infeksione ! Mbeturinat duke qëndruar keshtu stok me disa dite, kalojne ne proçesin e dekompozimit dhe kthehen keshtu ne burim sëmundjesh !

Per pastrimin e kesaj zone pergjigjet bashkia Vau Dejes. Ajo ka detyrimin qe jo vetem te organizoje punen qe mbeturinat te evadohen brenda 24 oreve, por edhe te kontrolloje se si zbatohet ky kusht kryesor qe mjedisi te jete gjithnjë i paster e sidomos rruget kryesore. Por siç duket, gjithçka konsiderohet e përfunduar me tenderimin e shpalljen e kompanive fituese, ndersa si vazhdojne ato te realizojne proçesin e pastrimi ne terren kjo mbetet fakultative ! Ndryshe nuk ka si shpjegohet qe mbeturinat qendrojne ne ane te rrugeve per nje kohe te gjate pa u evaduar.

LEAVE A REPLY