Ndergjegjesimi i qytetareve dhe bizneseve vijon te jete i ulet sa i takon respektimit te mjedisit, duke hedhur kudo mbeturina. Perpara bizneseve eshte kjo panorame, kontiniere bosh dhe mbetje te hedhura kudo.

E njejta situate eshte edhe ne rruget e Boriçit te madh. Kanale te bllokuara mbeturina qe krijojne nje imazh te shemtuar apo qe digjen ne mes te dites.

Pamja e krijuar ne te dy anet e rruges eshte tejet e rende dhe pa frike kjo qe ndodh mund te cilesohet nje katastrofe mjedisore, qe ka pasoja edhe ne shendetin e qytetareve. Ky aks rrugor kalon mes dy bashkive, asaj të Malësisë se Madhe dhe Shkodres por disa aksione sporadike qe keto te fundit kane marre per pastrim, jane te pamjaftueshme. Ndërkohë Inspektoriati i Mjedisit i cili ka qender ne Lezhe vijon të qëndrojë në heshtje duke lejuar edhe me tej ndotjen. Hani i Hotit -Shkodër është një prej akseve rrugore me të rëndësishme në vendin tonë, pasi lidh Shqipërinë me Malin e Zi dhe pastaj me vendet e Bashkimit Europian e qe çdo vit i ofrojme turisteve te njejten pamje, mbeturina, djegie dhe inerte.

LEAVE A REPLY