Analiza e gjakut që zbulon 50 lloje të kancerit para shfaqjes së simptomave

0
313

 

Shërbimi Kombëtar Britanik i Shëndetit (NHS) fillon sot provën më të madhe në botë të testit të gjakut, “Galleri të Grail Inc”, i cili mund të përdoret për të zbuluar më shumë se 50 lloje kanceri para shfaqjes së simptomave.

Testi Galleri analizon  ADN -në në gjakun e një pacienti për të përcaktuar nëse të dhënat e tij vijnë nga qeliza kancerogjene.

Diagnoza e hershme e kancerit çon në një rritje të konsiderueshme të normave të mbijetesës.

NHS ka thënë se dëshiron të rekrutojë 140,000 vullnetarë në Mbretërinë e Bashkuar për të testuar se sa mirë po performon testi.

Gjysma e pjesëmarrësve do të testojnë mostrën e gjakut menjëherë me testin Galleri.

“Ne duhet të studiojmë testin Galleri me kujdes për të parë nëse mund të zvogëlojë ndjeshëm numrin e kancerave të diagnostikuar në një fazë të avancuar,” tha Peter Sassieni, një profesor i parandalimit të kancerit në King’s College London.

“Testi mund të ndryshojë rregullat e lojës në zbulimin e hershëm të kancerit,” shtoi ai.

Kanceri i mushkërive, zorrëve, prostatës dhe gjirit përbëjnë 45% të vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar, sipas NHS./Ora News/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here