Vizita e Angela Merkel në Tiranë, zbardhet axhenda: Takim ‘kokë më kokë’ mes kryeministrit Rama dhe kancelares

0
754

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të vizitojë Tiranën ditën e nesërme, (14 shtator) në kuadër të procesit të Berlinit, ndërkohë që është zbardhur edhe vizita që do të zhvillojë në vend.  Në orën 10:20 do të zhvillohet ceremonia e pritjes në Pallatin e Brigadave, ndërsa në orën 10:30 kancelarja do të zhvillojë një takim me kryeministrin Rama.

Më pas Merkel do të mbledhë krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal. Gjithashtu janë planifikuar bisedime kokë më kokë me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Vizita e Merkel vjen në kuadër të procesit të Berlinit.

Programi i vizitës së Kacelares së Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel

Tirana, 14 Shtator 2021

10.20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave

10.30 – Takim Tête-à-tête mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave

11.00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave

11.50 – Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park.

11.55 – Mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park

12.00 – Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.

14.35 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business Park.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here