Secili vend ka strategjinë e vet në drejtim të mbrotjes së fëmijëve dhe adoloshentëve nga COVID-19.

Ndërsa mutacioni Delta po pengon autoritetet për të zvogëluar incidencën e koronavirusit, autoritetet  shendëtësore në vende të ndryshme të botës po zgjerojnë programin e tyre të vaksinimit duke përfshirë fëmijët e kategorive të mund të marrin ose duhet të marrin vaksinën.

Majin e kaluar, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) miratoi vaksinën Pfizer / Biontech për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç.

Që atëherë, vendet e BE -së kanë lëvizur me shpejtësi të ndryshme përsa i përket vaksinimit të fëmijëve kundër koronavirusit .

Në Britani , për shembull, fëmijët midis moshës 12 dhe 15 vjeç do të jenë në gjendje të vaksinohen kundër Covid deri në dimër, një masë që kryeministri Boris Johnson pritet të shpallë sot .

Për specialistët, fëmijët në këtë grupmoshë duhet së pari të marrin dozën e parë të vaksinës Pfizer / Biontech dhe nga viti i ri, dozën e dytë.

Në Danimarkë , fëmijët midis moshës 12 dhe 15 vjeç janë vaksinuar me të paktën dozën e parë të vaksinës së koronavirusit.

E njëjta gjë është dhe në Spanjë, por për fëmijët e moshës 12 deri në 19 vjeç.

Franca ka vaksinuar me shpejtësi  66% fëmijë  të moshës nga 12 deri 17 vjeç me dozën e parë të vaksinës.

Për më tepër, deri në tetor, “certifikata shëndetësore” ose “leje kalimi” do të kërkohet për ata nën 18 vjeç në mënyrë që të kenë qasje në vende të tilla si kinema, muze , restorante dhe qendra tregtare të mbyllura.

Në qershor, këshilltarët shkencorë gjermanë njoftuan se vaksina Covid duhet t’u jepet vetëm fëmijëve të moshës 12 deri në 15 vjeç me sëmundje themelore.

Por në gusht, kur mutacioni Delta filloi të përhapet në mënyrë alarmante në vend, vaksina Covid u shtri tek njerëzit mbi 12 vjeç.

Në Suedi , fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç mund të vaksinohen vetëm nëse kanë një sëmundje themelore.

Në Norvegji , vaksinimi fillon tek fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç, por ata marrin vetëm dozën e parë të vaksinës.

Në Shtetet e Bashkuara , në disa zona, si Los Angeles , vaksinimi i fëmijëve mbi moshën 12 vjeç është bërë i detyrueshëm.

Deri në fund të korrikut, 42% e fëmijëve në SHBA , të moshës 12 deri në 17 vjeç, kishin marrë dozën e parë të vaksinës dhe 32% dozën e dytë të injeksionit Pfizer / BionTech ose Moderna.

LEAVE A REPLY