Gërryerjet e Drinit rrezikojnë Vukatanën! Filluan në vitin 2018, asnjë ndërhyrje deri sot

0
456

 

Ne nje gjatesi rreth 2 kilometer dhe gjersi afro 100 meter jane gërryer brigjet e Drinit  perballe hidrocentralit te Ashtes ne Vukatane ! Prurjet e shumta ujore gjate përmbytjeve te  muajve shkurt – mars 2018 shkaktuan deme te konsiderueshme, perfshi edhe rrezimin e nje shtylle te tensionit te larte. U gërrye nje sasi e konsiderueshme toke, e llogaritur ne 3 hektare ne ate periudhe nga Bashkia Shkoder. U kërkua qe te ndërhyhej gjate veres se atij viti per ndertimin e pritave qe te evitohej gërryerja e mëtejshme e tokes, por kërkesa mbeti ne leter. Gjate përmbytjeve te muajve shkurt – mars te ketij vitit 2021, serish   vazhdoi gërryerja e brigjeve te Drinit ne kete zone, tashme duke ju ofruar argjinatures kryesore te Ganjolles e cila mbron mijera hektare toke te Jubanit, Vukatanes dhe Gurit te Zi. Por edhe pas kety gërryerjeve te ketij fillimi vitit, nuk ka pasur asnje nderhyrje  deri sot, nderkohe qe pritej se paku gjate veres te punohej per përforcimin e brigjeve te Drinit. Bashkia Shkoder ia ka kerkuar kete nderhyrje Bordit Rajonal te Kullimit Lezhe, por nga ana e ketij te fundit asnje reagim. Jemi ne mesin e muajit  shtator dhe po afron periudha e reshjeve, megjithate ketu nuk eshte hedhur asnje gure per përforcimin e brigjeve te Drinit. Perseritja e përmbytjeve te radhes gjates dimrit, me gjendjen  e krijuar, rrezikon qe te gërryerja te avancoje ne drejtim te Vukatanes duke ne  nje sipërfaqe te konsiderueshme

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here