Kishte mbushur “Volkswagen” me emigrantë, arrestohet 31-vjeçari në Kurbin, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

0
569

Policia e Lezhës ka arrestuar një 31-vjeçar i cili u kap duke transportuar 8 emigrantë të paligjshëm të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Gjithashtu u shpall në kërkim 18-vjeçari që kishte marrë me qira mjetin me të cilin po transportoheshin emigrantët e paligjshëm.

“Shërbimet e policisë ndaluan për kontroll mjetin tip ” Volkswagen”  dhe bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. P., 31 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, si dhe u bë shpallja në kërkim policor e shtetasit F. D., 18 vjeç, banues në Kukës,” informon policia.  

“Shtetasi E. P. është kapur në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Njësisë së Autostradës Milot- Morinë, në Skuraj, Kurbin, duke transportuar me automjetin tip “Volkswagen”, të marrë me qira nga shtetasi F. D., 8 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.”

Materialet i kaluan Prokurorisë Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here