Qendra e emergjencave Vau-Dejes, perforcohet me zjarrfikëse të dhuruara nga Italia

0
1186

 

 

Bashkia Vau Dejes ka ngritur qendren zjarrfikëse dhe te emergjencave. Perveç dy automjeteve zjarrfikëse ekzistuese, edhe dy te tilla jane dhuruar nga Shoqata e Emergjencave Civile te Prefektures se Vinçences ne Itali. Kryetari i Bashkise Vau Dejes, Mark Babani, tha se  me ngritjen e kesaj qendre, krijohet mundesia qe te ndërhyhet me shpejt ne raste zjarresh dhe nevojash te tjera emergjente, pa pasur me nevoje qe te pritet per gjithçka ne raste te tilla nderhyrje nga Shkodra:

Te pranishem nga Italia ishte nje ekip emergjencave civile, e kryesuar nga Presidenti i Shoqates se Emergjencave te Prefektures se Vinçeses, Pavan Renzo. Ai tha se ndienin obligim per ti ndihmuar ekipet e emergjencave civile ne Shqiperi, pasi punojne per te mbrojtur komunitetin.

“Automjetet e dhuruara jane ne gjendje te mire teknike. Ato kane shërbyer ne Viçenca per disa kohe, por meqenëse u rinovua reparti i zjarrfikëseve atje, atehere menduam qe automjetet ne gjendje te mire ti dhuronim ne rajonin e Shkodres. Besojme se do tu sherbejne mire zjarrfikëseve te Bashkise Vau Dejes ne raste te ndryshme emergjente. Kjo nuk eshte ndihma e fundit qe u japim, ne do te vazhdojme edhe me ndihma te tjera. I  vleresojme pozitivisht ekipet e emergjences ne Shqiperi, dhe besojme se do te persosen me tej duke kualifikuar”.  

Qendra e emergjencave ne Vau Dejes, përveç gatishmerise per te nderhyre sipas rasteve brenda territorin te kuaj bashkia, koordinon veprimet edhe me Bashkine Shkoder dhe Lezhe, sipas situatave qe krikohen dhe kërkohet nderhyrja e zjarrfikëseve./Tv1-channel/

 

  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here