Policia e Lezhës ka arrestuar një 33-vjeçar pasi u kap në kushtet e flagrancës duke transportuar 12 emigrantë të paligjshëm të cilëve u kishte premtuar kalimin drejt BE-së.

Sipas bluve, pas informacioneve të marra në rrugë policore se me një automjet furgon tip “Benz” po transportoheshin klandestinë drejt Kosovës, organizuan punën për lokalizimin dhe ndalimin e mjetit. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-I. N., 33 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Shtetasi I. N. është kapur në kushtet e flagrancës, nga shërbimet e Njësisë së Autostradës Milot-Morinë, në Skuraj, Kurbin, duke transportuar me automjetin furgon tip “Benz”, 12 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë  për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY