Përjashtimi i Berishës, FRPD kërkon referendum: Ta vendosë baza

0
594

Plot 30 anëtarë të FRPD-së kërkojnë referendum për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së.

Një përfaqësues I këtij forumi tha në prononcim për median se duhet të jetë vetë baza e cila duhet të  marrë vendimin

Ata janë besim plotë se kërkesa do të gjejë mbështetje.

“Është vendim i duhur po ose jo? Nëse ky votim shkon në bazë të vendos baza”

Gati ¾ e anëtarëve të këtij forumi kanë firmosur dhe mes tyre është dhe djali I të ndjerit Sokol Olldashi.

“Duke e konsideruar këtë veprim në shkelje të plotë të statutit, parimeve, vlerave të Partisë Demokratike si dhe rrezikun që mbart për përçarjen e thellë dhe të parikuperueshme të saj kërkojmë që ky veprim t’i nënshtrohet me domosdoshmëri një referendumi në anëtarësinë e partisë si të vetmen rrugë për të ruajtur unitetin e Partisë Demokratike të Shqipërisë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here