Tregtia e jashtme, rriten eksportet me Kosovën e Gjermaninë, ulen me Italinë dhe Rusinë

0
525

 

Në raportin e fundit të INSTAT për tregtinë e jashtme vihet re rritja e eksporteve me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Gjermaninë dhe ulja e tyre me Italinë e Rusinë.

Sipas të dhënave zyrtare, Maqedonia e Veriut kryeson listën e vendeve me rritjen më të madhe të eksporteve me Shqipërinë gjatë muajit gusht me 61.5%, e ndjekur nga Kosova me 46.1% dhe Gjermania 23.8%.

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë Italia me 7.5 % dhe Spanja me 13.4 %.

Ndërkohë, gjatë këtij 8-mujori Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve në krahasim me vitin 2020 me Kosovën, Spanjën dhe Italinë, ndërsa vihet re një ulje e eksporteve me Ukrainën dhe Rusinë.

Sipas Institutit të Statistikave, muaji që lamë pas ka pasur dhe rritjen më të madhe të importeve në krahasim me vitin e shkuar.

Gjermania është vendi me të cilin kemi pasur rritjen më të madhe të importeve me 50.1%, e ndjekur nga Turqia dhe Italia.

Nga shifrat e 8-mujorit të 2021 rezulton se importet me Turqinë vijojnë të rriten, ndërkohë ulen me Zvicrën, Ukrainën dhe Rusinë.

Eksportet dhe importet kanë vijuar rritjen edhe në muajin gusht, duke rikuperuar humbjet e vitit që lamë pas dhe rezultojnë më të larta edhe se në 2019, kur vendi ishte në normalitet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here