“Na trishton Liqeni i Shkodrës !” Pensionistët janë gati të kontribuojnë, institucionet e Shkodrës heshtin…

0
891

 

Trishtimi per gjendjen qe kane krijuar ndotjet ne Liqenin e Skodres nuk mund te përshkruhet me fjale nga qytetaret qe i kalojne oret e para te mengjezit çdo dite ne brigjet e ketij liqeni ! Jane rritur me liqenin, ndaj e kane te pamundur ta justifikojne mosndërhyrjen per ta pastruar, se paku ne kete situate kur kuotat kane rene ne nivelin  ne te ulet dhe pastrimi kryhet me lehtësi. Ka prej atyre qe ndonëse pensioniste, jane gati te punojne edhe vullnetarisht per ta pastruar Liqenin e Shkodres:

Eshte i paimagjinueshem qëndrimi indiferent i institucioneve ne Shkoder ndaj liqenit, kesaj pasurie te paçmuar natyrore ! Heshtja e tyre ndaj kesaj situata dhe moskembengulja tek Ministria e Mjedisit dhe Turizmit per ti dhene nje zgjidhje pefundimtare te përhershme pastrimit te Liqenit te Shkodres, eshte e patolerueshme ! E jo vetem keto, por e patolerueshme edhe per organizatat mjedisore, qe per te përfituar projekte nuk lene gure pa lëvizur, ndersa per te mbrojtur liqenin nuk i ndihet zeri !  /TV1-CHANNEL/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here