E talentuara Iris Bushati ishte kete mengjes e ftuar ne studion e emisioni “Start” ne Tv1 Channel per te folur per organzimin artistik “Saranda art days”.

Bushati: “Saranda art days” ishte nje simpozium arti qe zhvillohen ne te gjithe boten. Ndryshe jane disa takime artistike mes artisteve profesionist, te perzgjedhur nga e gjithe bota, rajoni kjo varet nga organizimi. Ne kete rast ky ishte nje simpozium mbarekombetar, sepse kishte artiste lokal, te rajonit, Europes dhe te botes. Kombesia e artisteve mberrinte deri ne Egjipt. Ky simpozium ishte organizuar nga qendra Tirana art. Une isha pjesemarrese dhe koordinatore e ktij projekti.

Ishte nje projekt qe donte shume pune pergatitore, per te perzgjedhur 30 artiste profesionist nga 14 vende te ndryshme. Te cilet per nje jave zoteruan qytetin e Sarandes duke marre e dhene ne kete qytet emocion dhe art. Qellimi i ketyre simpoziumeve eshte nje lloj shkembimi qe artiste te ndryshem shkembejne eksperiencen e tyre si artistike dhe ate jetesore. Nje shkembim idesh, konceptesh qe ato kane mbartur. Patjeter edhe shkembim teknikash, sepse kjo eshte e bukura e te mbledhurit ne nje vend ku te gjithe kane mundesi te marrin ide dhe eksperienca te ndryshme. Por nje qellim tjeter ishte edhe qe ne te bejme nje promovim te vendit tone, ku ne rastin konkret u zgjodh Saranda, sepse edhe bashkia e Sarandes ishte nje mbeshtetese e ketij organizimi.

LEAVE A REPLY