Franca po teston vaksinën që merret nga hunda

0
653

 

Rezultatet e provave paraklinike te kafshët , të vaksinës anti-Covid që administrohet nga hunda po japin rezultate pozitive.

Vaksina kandidate, e cila bazohet në proteinat virale është vaksina e tetë e hundës në botë që testohet te njerëzit.

Për dallim nga vaksinat konvencionale të dhëna me injeksion, vetëm vaksinat e hundës mund të bllokojnë drejtpërdrejt koronavirusin në hundë, duke sjellë kështu imunitet lokal në mukozën e hundës, “porta” mbizotëruese nga ku hyn virusi.

Në mes të gushtit, u bë e ditur se provat klinike te njerëzit do të fillonin për dy vaksina të sprucimit të hundës Covid-19 të zhvilluara në Tajlandë. Testet në minj ishin pozitive, siç u bë e njohur.

Kjo teknologji e veçantë e vaksinave të hundës tashmë është treguar të jetë efektive kundër infeksionit të toksoplazmozës tek majmunët dhe tani po testohet kundër koronavirusit.

Institutet kërkimore të universiteteve franceze dhe kompanitë bioteknologjike-farmaceutike Vaxinano (me qendër në Lille), GTP Bioëays (Toulouse), C.RIS Pharma (Saint Malo) dhe Recipharm (Tour) janë përfshirë në zhvillimin e vaksinës së hundës. Fillimi i provave klinike te njerëzit është planifikuar për gjysmën e dytë të vitit 2022 dhe hedhja e vaksinës në treg brenda vitit 2023.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here