Hani i Hotit–Shkodër/ Përplasen dy makina, plagosen 4 persona

0
1104

 

Aksident rrugor ne fshatin Omaraj, ne aksin Shkoder – Han i Hotit. Perplasja e dy mjeteve le te plagosur dy shtetas, dergohen me urgjence ne spital.
Shkak sipas hetimeve te para dyshohet se ka qene shpejtesia ne levizje, demet edhe ne mjete te medha si pasoje e goditjes.

Shkodër/ Informacion paraprak

Më datë 21.09.2021, në aksin rrugor Hani i Hotit–Shkodër, në fshatin Omaraj, automjeti tip Nissan me drejtues shtetasin D. B., është përplasur me automjetin tip Volkswagen me drejtuese shtetasen O. Q.. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë që udhëtonin me automjetin tip Volkswagen, konkretisht shtetasit A. Q., dhe H. V., tw cilët ndodhen në spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here