U kapën në flagrancë duke mbjellë kanabis, arrestohen dy të rinjtë në Mirditë, në hetim kryetari i fshatit

0
858

Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike. Policia e Kurbinit ka arrestuar dy të rinj, ndërsa ka proceduar penalisht kryetarin e fshatit për shpërdorim detyre.

Në pranga ranë P. M., 29 vjeç dhe M. M., 24 vjeç, banues në Ferrë Trashë, Mamurras.

Këta shtetas janë kapur në kushtet e flagrancës, duke kultivuar bimë narkotike në afërsi të banesës së tyre, në vendin e quajtur “Ferrë Trashë”, Njësia Administrative Mamurras, Kurbin.

Në vijim të veprimeve hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. K., 59 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Ferrë Trashë, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorim detyre.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Moskallëzimi i krimit “.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here