Ekspozita “Lulebore” ne galerine “Oda”, piktorja Teuta Lagja flet per emocionet ne “Pasdite ne Tv1 Channel”

0
2042

Piktorja shkodrane Teuta Lagja ishte e ftuar ne emisonin “Pasdite ne Tv1 Channel’ per te folur per ekspoziten e pikturave te punuara prej saj, te hapur ne galerine “Oda” ne Shkoder.

Lagja: Dashurine per luleboren nuk besoj te kete shkodrane qe nuk e ka, por edhe piktura e lulebores pati nje kolpo te veçante tek une prandaj eshte nje nder te preferuarat e mija. Disa nga pikturat behen si gishtat e dores qe nuk i shkepus dot, ndersa disa te tjera mund ti veçoj qe ne fillim ne nje qoshe, pasi nuk futen tek dashurite e mija.

Une kam nisur pikturen qe ne moshe te hershme, shume e vogel , ndersa me vone kam marre profesionin e mesuesise dhe tashme te dyja kalojne paralel me njera tjetren.

Ne premieren e kesaj ekspozite kisha shume emocione, sepse eshte nje surpriz dhe nuk e di se si do ta presin njerezit apo se si do te shkoje. Emocione qe nuk ike perjetuar here te tjera.

Ekspozita do te vijoje te qendroj e hapur deri me daten 24 shator per te gjithe te apasionuarit pas piktures.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here