Kengetarja shkodrane Gentjana Tafili para pak ditesh ka publikuar kengen e re “Shkodres” me tekst dhe muzike te Eriona Rushitit e cila foli me shume rreth kesaj krijimtarie kete mengjes nepermjet nje lidhje skype ne emisionin”Start” ne Tv1 Channel.

Rushiti: Kontakti me Gentjana Tafilin ka nisur nepermjet rrjeteve sociale, pasi kishte deshire te sillte nje album me krijimtari kryesisht te frymezuar nga qyteti i Shkodres dhe pas hulumtimeve te shumta kuptoj qe ky bashkepunim duhej te vinte me njera tjetren. Keshtu nisen edhe diskutimet. U frymezuam nga malli i çdo njeriu qe largohet nga vendlindja e tij, aty ku ka kujtimet, ku eshte formuar e krijuar gjithçka rreth personalitetit te tij. Nga ketu e mora frymezimin qe krijova edhe ate kenge. Sigurisht duke iu pershtatur muzikes qytetare shkodrane , po ashtu edhe gjuhes gege dhe keshtu erdhi ky krijim.

Prej vitesh duket sikur nuk ka me krijimtari te muzikes qytetare. Kete gje eshte duke e realizuar festivali “Lulebore” i Shkodres, por e kam marre edhe une si iniciative me vete per te sjelle kete lloj kengesh qytetare ku tashme te ardhur ne kohe. Te mos krijohet  ky lloj vakumi, aq me teper per qytetin e Shkodres qe dihet se eshte nje pasuri kombetare.

LEAVE A REPLY