Kampioni kombetar ne boks, Christian Demaj ishte i ftuar kete mengjes ne studion e emisionit “Start” ne Tv1 Channel per te folur per kampionatin e boksit te zhvilluar ne Shkoder pak dite me pare dhe per ngjarjen aspak te kendshme qe ndodhi ne finale.

Demaj: Emocionet e kampionatit te boksit çdo here jane te veçanta aq me teper kur zhvillohet ne qytetin e Shkodres aty ku e kam bere edhe ndeshjen e pare. Gjysmefinalja shkoj shume mire, kisha nje kundershtar prej Tirane, i cili ishte i “uritur” per te fituar, por qe u prish ne finale ku nuk u zhvillua ndeshja finale, ku nder 13 tituj, ky i fundit me duket titulli me “bosh”. Kjo sepse nuk arrita per te bere finalen, njerezve te mi te afert iu kisha thene ne gjysmefinale mos hajdeni, por ruani energjite tuaja per ne finale sepse do te jete spektakel e qe te keni ze edhe te brohoritni. Ne diten e finales u mbush pallati i sportit me shume njerez e dukej aq bukur, ku ashtu siç erdhen edhe dolen, sepse nuk shikuan ndeshjen. U zhgenjeva shume, u merzita. E diskutoj edhe me te njerezit e mi ne shtepi e me thone ti je kampion se ke medaljen e realisht jam, por nuk me duket vetja si kampion sepse e doja at ndeshje, doja te dhuroja spektakel ate dite.

Sporti ne pergjithesi ka hatermbetje, ka mosdakordesi te vendimit te gjyqtarit shume shpesh. Ndeshja 75 kg mes Arjon Kajoshit dhe Alban Beqirit qe te dy keto kane nje revalitet te hershem ku mund te kene rreth 4-5 ndeshje bashke e here fiton njeri e here tjetri. Kesaj here fitoj Kajoshi dhe ishte e fitore e paster ashtu e vleresova edhe une. Trajneri i ekipit te Tiranes, ish boksier i Vllaznise nuk ishte dakord me vendimin e gjyqtarise qe kjo ndeshje i takonte Kajoshit, por i takonte Beqirit. Ka te drejten e tij per ts  kundershtuar, por automatikisht tifozeria do te revoltohet. Prej nje personi qe sportistet duhet te marrin shembull prej teje, ti nuk mund te shkosh tek tifozeria kundershtare dhe te diskutosh me to perballe. Kjo nuk ndodh askund. Aty degradoj situata pastaj . Prania e policise ne nje ambjent sportiv eshte gjeja e fundit qe duhet te shikohet, por ishte e pashmangshme keshtuqe u prish kampionati.

LEAVE A REPLY