Liderja e opozitës bjelloruse viziton sot Shqipërinë me ftesë të Ramës, çfarë do të diskutohet

0
464

Sviatlana Tsikhanouskaya, kryetarja e opozitës bjelloruse do të vizitojë Shqipërinë për herë të parë, pas ftesës nga kryeministri Edi Rama.

Lajmin e ka bërë me dije Tsikhanouskaya përmes një postimi në Twitter, nga ku theksoi se do të diskutojnë me kryeministrin për rolin e Shqipërisë në OSBE, sa i përket krizës në Bjellorusi dhe angazhimin e saj në Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara.

“Jam e lumtur të njoftoj vizitën time në Shqipëri, më 29 shtator, me ftesë të Kryeministrit Edi Rama.

Unë do të diskutoj angazhimin e Shqipërisë në @OSCE në lidhje me krizën e Bjellorusisë si dhe anëtarësimin e ardhshëm të Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara,” shkruan Tsikhanouskaya.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here