Spitali dhe qendra shëndetësore e Koplikut peng i një rruge 150 metër! Nënvlerësim apo harresë nga Bashkia ?

0
397

 

Kjo nuk eshte nje rrugice e thjeshte, por rruga qe lidhe spitalin dhe qendren shendetesore te Kopikut me rrugen kryesore qe komunikon me Malesine e Madhe ! Ajo nuk  mund te qarkullohet me shume se nga nje veture ose atombulance, nderkohe qe sherben edhe per disa familje dhe jo vetem per  sektorin e shendetesise ! Ndonëse jo me i gjate se 150 meter, ky segment  eshte kthyer ne gropa me pluhur ditet me diell dhe uje e balte ne ditet me shi ! Pavaresisht se shërbimi shendetesor ketu si spitali, qendra shendetesore dhe personeli i bluzave te bardha e administrata, i perkasin gjithe Malesise se Madhe dhe jo vetem Koplikut, kjo nuk ka shërbyer qe Bashkia ta marrin ne konsiderate  nevojen per ndërhyrjen qe ta asfaltoje kete segment !  Jane asfaltuar rruge edhe ne zonat me te thella malore dhe mire eshte bere, nderkohe qe eshte lene me meshire te fatit ky segment ne qytetin e Koplikut, qe eshte ne funksion te shërbimit shendetesor per gjithe Malesine e Madhe ! Harrese apo nenvlehtesim, kjo pak rendesi ka para faktit qe ky  segment rruge mban peng spitalin dhe qendren shendetesore ! Nuk jane fondet ato qe mund te perdoren si justifikim ne raste te tilla, pasi as nuk i vlen te permenden shume te tilla te papërfillshme per keto raste, por eshte thjeshte mungese vëmendje projektuesve te investimeve ne bashki ! /TV1-CHANNEL/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here