Me date 29 shtator eshte zhvilluar aktiviteti shume i suksesshem i “Ahengut shkodran” ku te pranishem ishin shume qytetare qe ndoqen nga afer kete aktivitet te zhvilluar ne muzeun historik “Oso Kuka”. Ne kete organizim spikati veç te tjereve nje djale shum i talentuar Ivan Tanushi i cili ishte kete mengjes i ftuar ne studion e emisonit “Start” ne Tv1 Channel per te folur me shume rreth pjesemarrjes se tij ne “Ahengun shkodran”.

TanushiGjate ketyre dy viteve jam marre me shume me studime jashte vendit. Ashtu siç iu dha mundesia nje te riu si une, e shfrytezova ne maksimum per nje shkollim sa me te mire. Sa i perket pjeses se kengeve dhe interpretimit ka te bejne shume edhe ndihma qe kam marre prej me te medhenjve se une, qe kan me shume se une dije rreth ketyre kengeve dhe aktiviteteve. Falenderoj ketu prof. Bardh Hysen dhe Ilir Zogen qe me kan ndihmuar shume me perzgjedhjen e kenges. Gjithashtu nje prej atyre qe me ka ndihmuar te bej edhe zgjedhjen e kenges ishte edhe babai im. Me ka thene kjo eshte nje kange qe ty te shkon shume e mundesh me e trajtu me shume dinjitet.

Qe i vogel me kujtohet qe, degjoja babain duke kenduar edhe une kendoja me te. Me kujtohet  kur ai me merrte me vete e me mesonte kenget. Aty kam filluar duke e pelqyer me shume muziken, duke degjuar babain tim.

Dueti me kengetaren Blerta Cina ishte nje kenaqesi per mua, sepse eshte nje kenge qe e pelqej shume, gjithashtu edhe me grupin e valleve ishte nje kenge humoristike, e gjithashtu edhe performance ime solo.

LEAVE A REPLY