“Foltorja” ndalet sot në Shkodër, Berisha: Vetëm të bashkuar fitojmë

0
828

“Foltorja e PD-së” do ndalet në Shkodër pasditen e sotme në orën 18:00 në sallën e Kinema Millenium.

Ky është takimi i pestë që ish-kryeministri Berisha po zhvillon me demokratët pas përjashtimit tëtij nga grupi parlamentar me vendimin e Bashës.

“Njoftim!

Diten e premte me daten 1 tetor ne ora 18:00 ne sallen e Kinema Milenium te qytetit te Shkodres do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.

Ftoj demokratet dhe demokratët e Shkodres te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! Sb,” ka shkruar Berisha në Facebook.

Kreu i forumit rinor të PD Shkodër, Arvit Bushati ka bërë të ditur se do të jetë pjesëmarrës në takimin e sotëm.

“Nesër në orën 18:00 do jem, në Foltoren për PD. Mendoj se ka ardhur koha që një serë diskutimesh e debatesh të hapen brenda rradhëve tona, në mënyrë që pas këtij procesi të jemi edhe më të fortë në përballjen tonë kryesore, atë me Edi Ramën’, shkruan Bushati në Facebook.

Edmon Spaho lajmëroi ditën e sotme se do t’i bashkohet “Foltores së PD-së”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here