Kurbin/ Sekuestrohen mbi 4 mijë kg kanabis, arrestohet 34-vjeçari në Mamurras

0
625

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Kurbinit me akuzën e prodhimit she shitjes së lëndëve narkotike.

Blutë bëjnë me dije se në pranga ra shtetasi E. C, 34-vjeç banues në Mamurras, Kurbin.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 4.255 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here