Shperthen tubacioni i ujit te pijshem, uji shperdorohet rrugeve te Kirasit. Banoret indiferente ndaj kesaj situate ! 

0
528

Ne zonen informale te Kirasit kane shpërthyer tubacionet e ujit te pijshem ! Ne vendin ku bashkohen dy rruget “Selim Çoba” dhe “Çun Mula”, uji i pijshem ka disa dite qe rrjedhe mbi sipërfaqen e tokes dhe ka krijuar edhe pellgje ne segmentet rrugore te kesaj lagjeje ! Situata eshte e tille sa qe banore te disa shtëpive e kane te veshtire te dalin ne rrugen kryesore per shkak te përmbytjes se rrugices se tyre !

Por ajo qe eshte me shqetësuesja, ne kete situate te stergjatur thatesire e shoqeruar edhe me nevojen per administrimin sa me te mire te ujit te pijshem, vershimi i ujit te pijshem rruges eshte i papranueshem ! Ne kete pike nuk mund ta perjashtojne veten nga pergjegjesia e tyre qytetare as banoret e kesaj zone, te cilet minimalisht duhej te merrnin mundimin per ta njoftuar ndërmarrjen e ujesjellesit qe te ndërhynte pa humbur kohe per riparimin e defektit !

Eshte e papranueshme qe nje situate e tille mes nje blloku banimi me dhjetra shtëpi private, te përcillet me indiferentizëm nga ana e banoreve ! Ky qëndrim indiferent ka bere qe defekti te zgjatet disa dite dhe uji i pijshem te shpërdorohet rrugeve, kur ky defekt do te mund te  riparohej brenda pak oreve !

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here