Jemi mesuar qe grumbuj mbeturinash apo inertesh ti shohim ne njesite administrative e veçanerisht ne Rrethina, por duket se qytetare dhe subjekte te ndryshme kane nisur ti hedhin ato edhe ne rruget e qytetit. Pamja e cila ofrohet prej ditesh ne unazen perendimore eshte e tille, kontiniere te pastruar nga ana e firmes mirembajtese, por trotuare te zaptuar nga mbeturinat dhe inertet.

Unaza perendimore mbetet nder akset me te frekuentuara veçanerisht nga automjete te tonazhit te rende. Por duket se kjo nuk ka penguar aspak qytetare apo subjekte te ndryshme qe pergjate kesaj unaze te gjeje vend edhe per venddepozitim mbetjesh duke e kthyer ate ne nje minilandfild ne mes te qytetit. Bashkia Shkoder dhe inspektoriati i mjedisit me ato pak inspektore qe kane mbetur ne Shkoder duhet te alarmohet nga pamje te tilla te cilat duket se ne nje te ardhme jo te larget do te zaptojne edhe rruget e qytetit te Shkodres ne rast se nuk do te merren masat e duhura per ta ndaluar.

LEAVE A REPLY