Ne brigjet e Kirit tek Varrezat  e Deshmoreve eshte rikthyer djegia e mbeturinave, 8 vite pasi u pastrua kjo zone dhe u konsiderua i mbyllur ky problem. Per mbi 100 familje rreze kodrave te Bardhajt dhe mijera familjeve te tjera ne lagjet e qytetit prane kesaj zone, tymi qe shpërndahet krijon nje situate mjaft te rende si gjate nates ashtu dhe diten. Dhe jo vetem kaq, por edhe rrezikon shendetetin e qytetareve, pasi mbeturinat e djegura përhapin  substanca kanceroze. Sipas banoreve, djegia e tyre behet kryesisht ne oret e mbrëmjes dhe vazhdon gjate gjithe nates , por gjurmet e tymit i ndeshe edhe gjate dites. Ata kerkojne qe pushteti vendor dhe policia te nderhyjne per ti dhene fund kesaj gjendje, pasi eshte teper shqetesuse per mijera qytetare:

Per me shume se 20 vite, ne kete zone u hodhen mbeturinat dhe inertet e Shkodres, ku nuk munguan as ngjarjet tragjike me viktima nga radhet e atyre qe mblidhnin kanaçe !  Ne nentor te vitit 2013 u ndërhy me nje aksion disa ditor, dhe mbeturinat e derguan ne lanfildin Bushat ndersa inertet u sheshuan. U premtua se i gjithe ky mjedis do te sistemohej e gjelbërohej, por gjithçka mbeti ne kuadër premtimesh, siç rendom ndodhe ne Shkoder. Sot  gjithçka eshte rikthyer ne piken qe jo vetem te hidhen perseri mbeturina ne kete zone, por edhe te digjen ! /TV1-CHANNEL/

 

LEAVE A REPLY