Jep dorëheqjen Ardi Veliu, Rama: I bindur se ka akoma shumë për t’i dhënë shtetit në detyra të tjera

0
969

 

Jep dorëheqjen nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Kryeministri Edi Rama ka publikuar letrën e dorëheqjes teksa ka dhe një falënderim për të. Rama shpreh bindjen se ai ka akoma shumë për t’i dhënë shtetit në detyra të tjera.

“Me konsideratën më të lartë për ndershmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e posaçëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe me bindjen se ai ka akoma shumë për t’i dhënë shtetit në detyra të tjera, e falënderoj nga zemra për kontributin e vyer”, shkruan Rama.

Në letrën e tij, Veliu thekson se ikën nga kjo detyrë për tu përkushtuar familjes dhe fëmijëve, pasi janë në një moshë delikate. Teksa ka renditur fushat e punës, Veliu nënvizon se është përpjekur që të japë më të mirën dhe në tubimet e dhunshme.

”Për mua ka qenë një nder dhe privilegj t’i shërbej vendit si Drejtues i Policisë së Shtetit për katër vitet e fundit, në një punë sfiduese e impenjative të përditshme, shpesh larg familjes e fëmijëve që kanë sakrfikikuar bashkë me mua. Jam përpjekur të jap më të mirën time dhe të forcave tona policore, duke menaxhuar situata komplekse nga lufta kundër trafiqeve e drogës, krimit të organizuar e atij të rrugës, flukset e emigrantëve apo dhe tubimet shpeshherë të dhunshme”,-shkruan Veliu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here