Kjo eshte kabina elektrike e fshatit Drishte, e ndertuar ne vitet 70’ te shekullit te kaluar ! I ka rezistuar kohes me shume se 50 vite, dhe tashme eshte ne gjendje te degraduar ! Çuditerisht, edhe pse ne kete zone eshte bere rikonstruksion rrjeti i shpërndarjes se energjise elektrike, me shtylla dhe kabllo te reja, kabina vazhon te jete si me pare ! Asnje parametër i saj nuk i pergjigjet investimit qe eshte bere kohet e fundit per fuqizim e rrjetit te shpërndarjes se energjise elektrike ! Banoret jashte kamres shprehen se e mirepriten rrjetin e ri, por ndërprerjet e energjise elektrike vazhdojne te jene te shpeshta per shkak te kabines se amortizuar !

Drishti eshte shpallur ne listen e 100 fshatrave me prioritet investimesh per zhvillimin  e turizmit. Ne funksion te ketij projekti u ndertua rruga e re nga Ura e Mesit deri ne Kalane e Drishtit, e gjithashtu u vazhdua edhe me projektin per rikonstruksionin e rrjetit te shpërndarjes se energjise elektrike ! Por nese ky projekt nuk perfshine edhe ndertimin e kabines se re elektrike, atehere  konsiderohet gjysmak ! Nderprerjet e energjise elektrike per Drishtin, sidomos gjate dimrit me reshje, ne kushte e  nje kabine ne gjendje te tille do te jene te shpeshta ! Kete e kane provuar prej shume viteve banoret e Drishtit ! Dyshojne se keshtu do te ndodhe edhe kete dimer, pasi pavaresisht  rrjetit te ri, vazhdon te jete ne kembe kabina e vjeter ! /TV1-CHANNEL/

LEAVE A REPLY