Shqiptari dhe bashkëshortja kapen me kokainë dhe 42 mijë euro

0
685

 

Karabinierët kanë arrestuar një çift, që ishin me precedent penal më herët për trafik droge.

Mediat italiane shkruajnë se në pranga ka rënë shtetasi shqiptar me inicialet H.L 46 vjeç dhe C.G 43 vjeçe, italiane.

Shqiptari u kap, pasi po ecte nëpër rrugët e qendrës së zonës urbane të quajtur Cantu e po shihej se po shkëmbente diçka me një klient.

Pas këtij momenti, kanë ndëhyrë oficerët e policisë, që e kanë kapur atë me drogë dhe me para të gatshme.

Më pas policia shkoi në banesën e shqiptarit, i cili jetonte së bashku me gruan e tij italiane. Kjo e fundit, sapo është futur policia në banesë, ka tentuar të hedhë çantën e saj nga ballkoni.

Policia sekuestroi çantën e italianes, brenda së cilës kishte plot 42 mijë euro.

Pas kësaj, çifti u arrestua dhe pritet tashmë që drejtësia e vendit fqinj të vendosë për ta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here