4 vite me pare blloku i pallateve ne lagjen “Mark Lula” iu nenshtrua rikualifikimit te plote. Asfaltim, hapesira te gjelberta dhe kend lojrash. Sot kjo lagje ngjan me ate te pas luftes, stolat jane thyer, kendi i lojrave eshte shkaterruar. E sikur te mos mjaftoje kjo, demtimeve nuk i kane shpetuar as xhamat e ambulances e cila perfshin lagjen Mark Lula dhe ate Ndoc Mazi

Banoret thone se nuk ka patur ndergjegjesim te prinderve ne radhe te pare e as te femijeve.Ndersa te tjere kerkojne serish vemendjen e bashkise per rehabilitimin e zones

Kjo lagje eshte nder te paktat e cila pesoi nje transformim, e sot eshte nder lagjet e cila per shkak te mos kujdesit te vete banoreve po perballet me shkaterrim te objekteve publike. /TV1-CHANNEL/

 

LEAVE A REPLY