Vitamina A mund të trajtojë humbjen e nuhatjes nga Covid, ja çfarë thotë studimi

0
608

 

Pika të vitaminës A mund të trajtojnë humbjen ose ndryshimin e nuhatjes te disa pacientë që kanë kaluar koronavirusin, thonë studiues në Mbretërinë e Bashkuar.

Universiteti i Anglisë Lindore po zhvillon një provë 12-javore.

Vetëm disa nga pacientët vullnetarë do të marrin trajtimin, por të gjithëve do t’u kërkohet të nuhasin aroma të theksuara  siç janë vezët dhe trëndafilat e kalbur.

Më pas skanimet e trurit do të verifikojnë nëse vitamina i riparon kanalet e dëmtuara të nuhatjes ose jo, shkruan BBC.

Humbja ose ndryshimi i nuhatjes është një simptomë e zakonshme e koronavirusit, por edhe shumë viruse të tjera, siç është gripi stinor, mund ta shkaktojnë atë.

Te shumica e njerëzve, nuhatja kthehet natyrshëm brenda disa javësh, por disa mbeten me çrregullime për kohë më të gjatë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here