Shkodër/ Goditet grupi kriminal që kultivonte kanabis, dy të arrestuar, dy në kërkim

0
1741

 

Goditet grupi kriminal në Shkodër, që merrej me kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar “ÇIES”, dy persona janë arrestuar në Shkodër dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Pas një hetimi tre mujor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në pranga janë vënë, shtetasit N. L.,, 24 vjeç  banues në Shkodër, i dënuar më parë dhe A. N., 20 vjeç, banues  në Shkodër.

Policia bën me dije se po punohet për kapjen e shtetasve Gj. G., 39 vjeç dhe T.V., 38 vjeç, banues në Shkodër.

“Për këta shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.” – njofton policia.

Këta shtetas kultivonin bimë narkotike në  vendin e quajtur përroi i  “ÇIES”, në fshatin Prekal.

Në kuadër të këtij hetimi, janë gjetur, sekuestruar dhe asgjësuar bimë të dyshuara të llojit kanabis sattiva në faza të ndryshme të kultivimit.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here