Nishani: Armiqtë më të betuar të PD, sot avoketërit fanatikë të Bashës

0
559

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani thotë se armiqtë më të betuar politik të PD-së, sot janë kthyer në avoketërit fanatikë të Lulzim Bashës. “Bashkimi i PD, forcimi i PD, kthimi në opozitë të vërtetë PD, i tmerron armiqtë e saj politik. Tmerron dhe armiqtë e Shqipërisë, po ashtu”,-shkruan Nishani në facebook.

Postimi i plotë

Shumë interesante por e qartë si kristali. Pa përjashtim, të gjithë armiqtë më të betuar politik të Partisë Demokratike, që nga dita e parë e themelimit të saj dhe deri më sot, janë bërë papritur, avoketërit më të zjarrtë e fanatikë të Lulzim Bashës.

Të L.Bashës jo si individ por të L.Bashës si Kryetar i Partisë Demokratike. Mjafton ky fakt për të kthjelluar dhe ndriçuar çdo demokrat e çdo patriot të këtij vendi sot.

Bashkimi i PD, forcimi i PD, kthimi në opozitë të vërtetë PD, i tmerron armiqtë e saj politik. Tmerron dhe armiqtë e Shqipërisë, po ashtu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here