Reshje në të gjithë territorin dhe borë në zonat malore, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

0
814

Sipas MeteoAlb ditën e sotme si pasoje e vlerave të ulëta, vendi ynë do karakterizohet nga mot kryesisht i vranët. Me të shpeshta vranësirat paraqiten në qendër dhe jug të territorit duke rrezikuar reshje të dobëta shiu si edhe reshje te pakta dëbore në zona të thella malore.

Orët e pasdites sjellin përmirësim të përkohshëm të motit duke rikthyer kthjellimet, kjo pasi mbrëmja shton serish vranësirat në territor duke krijuar mundësi për reshje shiu në zonat Jugore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në orët e mëngjesit dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 24°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h kryesisht nga drejtimi verior verilindor duke gjeneruar në Adriatik dhe Jon dallgëzim mbi 4  ballë.

Rajoni dhe Europa

Si rezultat i zhvillimit te disa mini ciklonëve mbi detin Adriatik dhe Jon, rajoni i Ballkanit dominohet nga rrebeshe shiu të shoqëruara me stuhi afat-shkurtra ere.

Gjithashtu, gadishulli Skandinav mbetet me vranësira dhe reshje te dendura shiu. Ndërsa Europa Lindore dhe Qendrore do të jenë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike ku kthjellimet do te jene dominante./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here