Arrestohen 4 shqiptarë/ Ja gabimi që bënë gjatë pandemisë në shpërndarjen e kokainës

0
784

 

Në prangat e policisë italiane kanë rënë 4 shqiptarë të moshave 29 deri në 39-vjeç.

Organizata e shpërndarësve të kokainës, që funksiononte prej më shumë se një viti e gjysmë midis jugut të Marche dhe veriut të Abruzzo, u shkatërruar nga policia e Ascoli dhe Teramo.

Të paktën 80 raste janë dokumentuar që shqiptarët ishin furnizues të personave të varur nga droga. Shkëmbimi bëhej kryesisht në parkimet e qendrave tregtare ku ishin funksionale edhe gjatë bllokimit të covid-19.

Shqiptarët raportohet se aktivitetin e tyre kriminal nuk e ndaluan as gjatë bllokimit kur nuk lejohej lëvizja nëpër qytete. Pikërisht në një ndalim nga policia nisën dyshimet dhe më pas hetimet ndaj shqiptarëve.

Pas disa muajsh hetimesh shqiptarët u zbuluan se merreshin me shpërndarjen e drogës dhe brenda pak kohësh kishin bërë një shumë prej 100 mijë eurosh. Tashmë ata do të përballen me akuzat e trafikimit të kokainës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here