Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në bjeshkët e fshatit Çajë të Kukësit.

Në fshat është gjetur trupi i dekompozuar i shtetasit të humbur N. B., 78 vjeç, banues në fshatin Shkinak.

“Gjatë këqyrjes nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e shtetasit N. B., nuk janë konstatuar shenja dhune dhe se vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale. Më datë 27.09.2021 në Komisariatin e Policisë Kukës, kanë bërë kallëzim familjarët për humbjen e shtetasit N.B.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për vlerësim.

LEAVE A REPLY