Xhaçka mirëpret ministren britanike për Evropën: T’i japim kësaj marrëdhënie një dimension të ri ambicioz

0
509

 

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka  ka mirëpritur ditën e sotme ministren britanike për Evropën Ëendy Morton.

Sipas Xhaçkës ky është një moment shumë simbolik, pasi këtë vit Shqipëria shënon njëqind vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Mbretërinë  e Bashkuar.

Më tej Xhaçka shprehet se është duke punuar ngushtë për tí dhënë kësaj marrëdhënie një dimension të ri, shumë më ambicioz, qoftë në shkëmbimet ekonomike, politike, kulturore por edhe në bashkëpunimin në organizata ndërkombëtare.

 

 

 

Deklarata e plotë

Ishte një kënaqësi që mirëprita sot ministren britanike për Evropën Ëendy Morton. Besoj kjo vizitë shënon hapjen e siparit të një faze të re në marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Është një moment shumë simbolik, pasi këtë vit ne shënojmë njëqind vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve tona diplomatike për herë të parë, në vitin e largët 1921, dhe pikërisht në këtë përvjetor jemi duke punuar ngushtë për tí dhënë kësaj marrëdhënie një dimension të ri, shumë më ambicioz, qoftë në shkëmbimet ekonomike, politike, kulturore por edhe në bashkëpunimin në organizata ndërkombëtare.

Agjenda dhe përfshirja shumë aktive e ministres Morton në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëri është treguesi më i qartë se këtu bëhet fjalë për një vullnet reciprok, çka më bën optimiste që do të dimë të hedhim hapa konkrete për ta shfrytëzuar siç duhet potencialin e madh për shkëmbime që ekziston mes vendeve tona.

Ne kemi tashmë një Marrëveshje të Partneritetit, Tregtisë dhe Bashkëpunimit mes vendeve tona, vitin që vjen do të ngrihet Këshilli i Partneritetit dhe Bashkëpunimit Tregtar, që do të jetë forumi përmes të cilit do të kalojë ky ridimensionim i marrëdhënieve tona. Por për më tepër, kemi tani edhe një mundësi unike për të konsoliduar marrëdhëniet duke punuar sëbashku në Këshillin e Sigurimit, ku na bashkojnë një sërë prioritetesh duke filluar që nga agjenda e Grave, Paqes e Sigurisë, apo çështjet klimatike, por edhe qasje të ngjashme ndaj dosjeve në Këshillin e Sigurimit që kanë të bëjnë me tematika apo shtete të veçanta.

Unë mezi pres që të vazhdojmë punën me një kalendar konkret hapash e masash, duke filluar ndoshta që nga konsultimet diplomatike lidhur me Këshillin e Sigurimit e duke vazhduar me projekte konkrete bashkëpunimi në të gjithë fushat me interes të përbashkët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here