110 vjetori i lindjes së Migjenit, prof. Alfred Çapaliku në studion e emisionit “Start” në Tv1 Channel

0
494

Profesor Alfred Çapaliku ishte if tuar kete mengjes ne studion e emisionit “start” ne Tv1 Channel per te folur ne kuader te 110 vjetorit te lindjes se Migjenit, ku sipas tij Migjeni eshte i gjalle me ate qe la pas.

Çapaliku: Migjeni eshte i gjalle 110 vite pas lindjes. Ai jetoj vetem nje çerek shekulli dhe permendet nje shekull pas. Kjo tregon se ai e ka katerfishuar jeten e tij nepermjet kujteses jo te nenes e te babait, por nepermjet kujteses kolektive. Ky eshte shembulli me domenthenes per te treguar qe shkrimtari del pertej veprimtarise se tij, kjo flet per horizontin e pritjes, pra qe shkrimtari nuk i drejtohet vetem bashkohesve por pasardhesve te tij. Migjeni pati nje jete te paplote, qe ne femijeri mbeti jetim. U rrit tek dajat e tij ne Tivar, vjen nje Shkoder dhe sapo fillon te arsimohet, dergohet me studime ne Manastir. Pra ishte nje adoleshent i cili leviz vazhdimisht ne raporte te veçanta dhe nje dramacitet shume te madh. Jo me kot edhe teatri “Migjeni” ka marre emrin e tij, duke u nisur nga jeta e tij shume dramatike.

Une mendoj qe ne kohen kur lind Migjeni deri ne kohen qe vdes, ne Shkoder kishim dy shkolla letrare. Shkolla jezuite me perfaqesues te ndritur Ndre Mjeden, ndersa shkolla françeskane kishte perfaqesues te ndritur Gjergj Fishten. Migjeni nuk i perket as shkolles se pare dhe as te dytes. Migjeni eshte nje meteor apo siç thote Ismail Kadare eshte nje uragan i nderprere. Nese Fishta dhe Mjeda botuan kryesisht ne Shkoder, Migjeni nuk ka asnje shkrim te botuar ne Shkoder. Te gjitha shkrimet e tij i ka te botuara ne kryeqytet dhe ne Korçe. Pra Migjeni per asnje çast nuk eshte shkrimtar lokal, eshte nje shkrimtar kombetar, sepse e justifikoj me botimet e tija dhe interesi qe zgjoj tek lexuesit nuk ishte vetem i Shkodres, por ne te gjithe Shqiperine.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here