Policia e Lezhës ka vënë në pranga një person i cili u kap duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm.

Ai po i kalonte në Kosovë duke iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës këtyre personave.

Shërbimet e Njësisë së Autostradës Milot-Morinë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin dhe strukturat e DVP Lezhë, pas informacioneve të marra në rrugë policore se në  automjetin tip “Benz ” po transportoheshin emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, organizuan punën për lokalizimin dhe ndalimin e mjetit. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: K.S., 35 vjeç, banues në Kamëz. Ky shtetas, është kapur në Skuraj, Kurbin duke transportuar me automjetin e tij  “ Benz”, 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

LEAVE A REPLY