Perfaqesuesja e projektit “Shpresa” ne Shkoder, psikologia Suela Ndoja ishte e ftuar kete mengjes ne studion e emisionit “Start” ne Tv1 Channel per te folur ne lidhje me javen e shendetit mendor dhe aktivitetet e organizuara per personat qe kane problematika te shendetit mendor.

Ndoja: Ky projekt eshte ne zbatim te projektit te mbeshtetjes se organizatave te shoqerise civile per fuqizimin e kompetencave teknike per gjithe perfshirjen sociale te personave me aftesi te ndryshe dhe per respektimin dhe zbatimin e standarteve te Bashkimit Europian ne ballkanin perendimor. Objektivi eshte i dyfishte, se pari perveç fuqizimit te shoqata civile qe punojne ne fushen e personave me aftesi ndryshe, te arrije qe te zbuse sa me shume qe eshte e mundur stigmen qe i ndodh personave te cilet vuajne nga probleme te shendetit mendor. Po ashtu edhe te permiresoje klimen e nje dialogu publik per çeshtje sociale. Persona te tille ne shoqeri e kane shume te veshtire qe ta gjejne veten sepse shpeshhere perjetoje stigmen dhe nuk ndihen pjese e nje identiteti shoqeror. Duket sikur nuk i perkasin askujt dhe kjo i demton jashtezakonisht shume , sepse i ben te jene edhe me te izoluar. Pikerisht per kete, ne kuader te projektit jane organizuar nje sere aktivitetesh, por ne kemi startuar me javen e shendetit mendor.

Meqenese eshte nje projekt europian e kemi quajtur festivali i shendetit mendor pikerisht per arsyen, sepse ne Europe ka 10 vite qe eshte sensibilizuar komuniteti per nje kulture te re . Sepse integron sektore te ndryshem, siç jane social, shendetesor, kulturor. Idea eshte qe nepermjet ketij festivali te shendetit mendor te sensibilizojme te gjithe komunitetin qe ne duhet te kemi kulturen e kujdesit, qe pavaresisht se eshte ndryshe ta perceptojme personin tjeter, ta shohim si njeri ne radhe te pare. Se pari te vendosi fokusin tek personi me pas eshte paaftesia psikosociale qe e shoqeron apo gjendja problematike e shendetit mendor.

LEAVE A REPLY