Shtohen ndjeshëm viktimat, ja sa raste të reja konfirmohen në 24 orët e fundit

0
618

 

Në 24 orët e fundit janë kryer 2,193 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 435 qytetarë.

Janë 6,268 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 163 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 10 qytetarë: Dy qytetarë 43 vjeçarë nga Elbasani dhe Durrësi, një qytetar 44 vjeç nga Lushnja, katër qytetarë nga Tirana 52-86 vjeç, një qytetar 61 vjeç nga Berati, një qytetar 69 vjeç nga Shkodra, një qytetar 77 vjeç nga Kuçova.

Janë shëruar 446 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 168,883 që nga fillimi i epidemisë.

Të infektuarit me covid-19 janë në këto bashki: 207 në Tiranë, 34 në Fier, 17 në Durrës, 13 në Lushnje, 12 në Kamëz, 9 në Shkodër, Vorë, 7 në Tropojë, Has, Mallakastër, Vlorë, Gjirokastër, 6 në Lezhë, Kavajë, Sarandë, Berat, Dimal, 5 në Has, Elbasan, Gramsh, 4 në Patos, Konispol, Korçë, 3 në Pukë, Kurbin, Rroskovec, Divjakë, Këlcyrë, Kuçovë, Prrenjas, 2 në Fushë Arrëz, Kukës, Himarë, Kolonjë, Librazhd, 1 në Vau i Dejës, Mirditë, Shijak, Dibër, Delvinë, Libohovë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Maliq, Pogradec.

Statistika (17 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        435

Të shëruar në 24 orë      446

Të shtruar në spitale       163

Humbje jete në 24 orë    10

Testime ditore                2,193

Testime totale              1,259,366

Raste pozitive                177,971

Raste të shëruara          168,883

Raste Aktive                     6,268

Humbje jete                      2,820

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            2,997

Durrës            721

Fier                 704

Shkodër         514

Elbasan          231

Gjirokastër      205

Berat              194

Lezhë             188

Vlorë               121

Korçë              155

Kukës             156

Dibër               82

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here