Tentuan të kalonin kufirin me dokumenta fallso, arrestohen në Rinas dy të rinjtë nga Turqia

0
521

 

Policia Kufitare e Rinasit ka gositur një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve.

Policia ka arrestuar dy shtetas turq, të cilët kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente të falsifikuara.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas si rezultat i masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë kaluar për verifikim të pashaportave të shtetasve turk O. C, dhe M. D, të cilët do të udhëtonin me itinerar Rinas-Genevë.

 

 

Gjatë verifikimeve, të dyja pashaportat e shtetasve të lartpërmendura kanë rezultuar të falsifikuar.

Në vijim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit O. C, 27 vjeç dhe M. D, 28 vjeç, për veprën penale “Falsifikimit të letërnjoftimeve, të pasaportave ose të vizave” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here